24 vdekje, dhe 357 raste poztitive me COVID janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ky raport ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 1498 qytetarë, duke e dërguar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve në nivel vendi që nga fillimi i pandemisë në 138,950 qytëtarë.
20,144 qytetarë janë vaksinuar gjatë kësaj periudhe kohore, ka bërë te ditur ky raport, shifër kjo që e ka ngritur numrin e të dozave të administruara në 1,066,947 doza të administruara.
Ndërsa sipar raportit të Spitalit të Përgjithshëm “ISA GREZDA” në Gjakovë, është raportuar se aktualisht në këtë spital janë të hospitalizuar 71 pacientë, ku 50 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me virusin korona.
Në mesin e të hospitalizuarve 40 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, ndërsa një pacient që po trajtohet me CPAP maskë paraqitet në gjendje më të rënduar.