Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, një incident i dhunës në familje si dhe dy raste të gjetjes së mjeteve të dyshuara shpërthyese, për të cilat autoritetet kanë ndërmarrë veprimet përkatëse të sigurisë dhe hetimit.
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë/ 03.03.2026 – 19:00.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/ 03.03.2026 – 18:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
· Rahovec /03.03.2026-08:10.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.
· Gjakovë/03.03.2026-09:25.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara.