GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar tri raste të dhunës në familje, përfshirë dhunë fizike e psikike, dëmtim të pronës dhe kanosje përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastet, policia dhe prokuroria kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Malishevë
03.01.2026-23:00.
Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Malishevë
04.01.2026, 14:00.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.
· Rahovec
04.01.2026, 18:00.
Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.