24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Tre raste të dhunës në familje dhe një arrestim për armëmbajtje pa leje

Katër raste janë evidentuar në raportin e fundit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës. Tre prej tyre lidhen me dhunë në familje, ndërsa në Gjakovë një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturë iu gjet një pistoletë me 18 fishekë.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë  01.09.2026 /11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut tek i njëjti njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 18-fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

 

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjakovë 01.09.2026, 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte keqtrajtuar përmes telefonit nga babi i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

·         Rahovec  01.09.2026, 20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

·         Gjakovë 01.09.2026, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Pentagoni nënshkruan marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave