Policia Rajonale e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar disa raste me karakter penal, përfshirë një rast të tentim-vrasjes dhe disa raste të dhunës në familje, ku pas ndërhyrjes së njësive policore janë marrë masat e nevojshme ligjore.
NCIDENTET KRIMINALE VRASJE NË TENTATIVË
Gjakovë / 14.09.2025 – 11:10.
Është raportuar se viktima mashkull kosovar si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin kosovar i njëjti e ka goditur me një mjet të mprehtë duke i ka shkaktuar lëndime dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, e pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në banesën e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një shufër metalike, një elektroshok, një mjet i prehtë thikë që dyshohet të jetë përdor në rast. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë /14.09.2025 – 08:20.
Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me viktimën femër kosovare njëri prej të dyshuarve dyshohet se e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë , të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. · Malishevë / 14.09.2025 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Sipas viktimës ajo ditë më parë ishte sulmuar edhe nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.