24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Tentativë vrasjeje, armë pa leje dhe dhunë në familje

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka trajtuar disa raste serioze në rajonin e Gjakovës, përfshirë një tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, vjedhje të rëndë dhe dhunë në familje

NCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Ramoc, Gjakovë / 03.08.2025 – 18:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 me një karikator me 6 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË Fsh. Celinë, Rahovec / 02/03.08.2025 – 21:00-06:00.

Është raportuar se te dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpizën e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast kane vjedhur një armë zjarri me leje dhe disa gjësende. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

VRASJE NË TENTATIVË Rahovec / 03.08.2025 – 01:00.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori.

DHUNË NË FAMILJE · Gjakovë / 03.08.2025 – 00:20.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin Psikiatrik.

· Malishevë / 03.08.2025 – 19:00.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ju shkakton dhunë psikike familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Reagon kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë

Read Next

Mblidhet KQZ-ja sot