Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Gjakovës janë raportuar disa raste serioze, përfshirë një rast të hetimit të vdekjes në Rahovec dhe një aksident trafiku me të lënduar në fshatin Rogovë, ku autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore
HETIM I VDEKJES
Rahovec / 01.02.2026 – 15:32.
Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Rogovë, Gjakovë / 01.02.2026 – 22:00.
Vozitësi mashkull shtetas i huaj dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri mashkull shtetas i huaj i cili është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.