24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Mbajtje e armëve pa leje dhe ndërhyrje ndaj policisë

Gjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit, policia ka ndërmarrë disa veprime për të trajtuar incidentet e ndodhura në rajonin e Gjakovës.

INCIDENTET KRIMINALE MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE

· Fsh. Xërxë, Rahovec 12.08.2025-01:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me një karikator me pesë fishekë dhe pesë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Fsh. Polluzhë, Rahovec 11.08.2025-21:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Pistoleta me një karikator është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE

Gjakovë 12.08.2025-00:18.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kishin penguar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të gjobës së trafikut. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Gjakovë 10.08.2025-20:00.

Më 12.08.2025, është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.

Read Previous

Maturantët mund të paraqesin provimin e maturës në e-Kosova

Read Next

Gjermania kërkon proces të drejtë ligjor për kosovarët e arrestuar në Serbi