Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Gjakovës dhe Malishevës policia ka trajtuar dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje, ku janë sekuestruar armë të ndryshme dhe municion.
INCIDENTET KRIMINALE ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Malishevë / 24.08.2025 – 22:00.
Më 25.08.2025 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin parë në një video-incizim me armë. Nga të dyshuarit janë sekuestruar një pushkë automatike AK 47, një pushkë e gjuetisë dhe 9 fishekë kalibrash të ndryshëm. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë / 26.08.2025 – 10:10.
Njësia policore gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 2 karikatorë dhe 22 fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.