24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe një rast i dhunës në familje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar dy raste të mbajtjes dhe përdorimit të paautorizuar të armëve të zjarrit, si dhe një rast i dhunës në familje, ku të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorisë.

INCIDENTET KRIMINALE

 

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS

·        

Fsh. Pjetërshan, Gjakovë 19.01.2026-10:00. 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte incizuar veten me armë zjarri. Arma e zjarrit-pistoleta është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.   

·         Rr. Mark Malota, Gjakovë 19.01.2026-21:25.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete me dy karikatorë, pesë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

 

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 19.01.2026-19:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur  pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Aksident masiv në Michigan: Mbi 100 automjete të përfshira nga bora intensive

Read Next

Paralajmërohen sërish reduktime të rrymës