Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar disa raste kriminale, ku përfshihen dhunë në familje, posedim i substancave narkotike dhe tentativë për vjedhje të një bankomati.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 12.09.2025 – 12:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike duke e ofenduar dhe kanosur renë e tij. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 12.09.2025 – 20:15.
Njësia policore në pikë kontrolli ka ndaluar një motoçikletë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 12.82 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 258.46 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 6.82 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, katër peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë dhe një lugë e vogël që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen e substancës narkotike. Po ashtu në cilësi të provave është sekuestruar edhe motoçikleta, një telefon celular, para kesh 10935€, 10 franga dhe 2000 lekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Fsh. Xërxë, Rahovec 12.09.2025 – 02:15.
Raportohet se tre të dyshuar, të maskuar dhe dyshohet të armatosur, kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke dhe gjatë ikjes, kanë goditur veturën e ankuesve meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime.