24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dhunë në familje dhe tentativë arratisjeje nga ndalimi policor

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar raste të dhunës në familje si dhe një rast i arratisjes së një personi të privuar nga liria nga stacioni policor në Rahovec. Për të gjitha rastet, organet kompetente kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 22.12.2025-22:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARRATISJA E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA

Rahovec 22.12.2025-21:00.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në dhomat e ndalimit, me forcë ka hapur derën e dhomës se ndalimit dhe ka dalë nga stacionit policor për t’u arratisur. Patrullat policore kanë arritur ta arrestojnë të njëjtin dhe ta kthejnë përsëri në Stacion Policor. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor, i njëjti është kthyer në dhomën e ndalimit.

Read Previous

Inteligjenca amerikane paralajmëron për ambiciet e Putinit ndaj Evropës

Read Next

Rriten kërkesat për azil nga Kosova, BE-ja kërkon më shumë ndërgjegjësim