24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestime për narkotikë dhe armë, si dhe hetime për vjedhje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, policia ka arrestuar persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armës me kanosje, ndërsa një rast i vjedhjes së rëndë në Malishevë mbetet në fazën e hetimeve.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr.Mark Malota, Gjakovë 24.02.2026-18:10.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 0.41 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Stapanic, Malishevë 24.02.2026-10:43.

Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se shtëpinë e mikut të tij, persona të panjohur e kanë demoluar shtëpinë. Sipas ankuesit, nuk dihet nëse është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar.

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS/KANOSJE

Rr.Avdulla Bugari, Rahovec 24.02.2026-20:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanos viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Read Previous

Bodo/Glimt i jashtëzakonshëm bëri diçka që askush në Ligën e Kampionëve nuk e ka arritur për 54 vjet

Read Next

Fjalimi i Trumpit do të mbahet mend në historinë e SHBA-së për një arsye – nata kur u thye rekordi i Clintonit