24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Aksion në 29 auto-parkingje, një i arrestuar për kokainë dhe një person në arrati

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, në bashkëpunim me ATK-në dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion në 29 auto-parkingje në kuadër të hetimeve për shmangie nga tatimi. Po ashtu, një person është arrestuar për posedim të kokainës dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa një rast i mospërfilljes së urdhrit të gjykatës dhe një rast i personit të zhdukur mbeten nën hetime.

INCIDENTET KRIMINALE: SHMANGIE NGA TATIMI

Gjakovë  16.07.2026 – 09:30. Njësitë policore në bashkëpunim me agjencionet e tjera: ATK, Inspektorati i Punës, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë kryer një aksion inspektimi në 29 auto parkingje me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale ‘shmangie nga tatimi’. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligj-zbatuese, ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi’.

 

MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Gjakovë 16.07.2026 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke mos respektuar urdhrin lëshuar nga gjykata, në vazhdimësi është duke e kërcënuar dhe i kishte kërkuar para babait të tij. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar. 

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Bardhyl Çaushi, Gjakovë  16.07.2026 – 22:10.  Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit kokainë në peshë prej 0.88 gram. I dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Lagja Dardani, Gjakovë  15.07.2026 – 10:30. Ankuesja ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.

Read Previous

Krizë politike dhe protesta në Ukrainë, Zelensky mbron shkarkimin e ministrit të mbrojtjes

Read Next

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius