Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë janë raportuar një rast i dhunës në familje, një rast i armëmbajtjes pa leje me lëndime trupore, si dhe dy raste që lidhen me posedimin dhe shitjen e substancave narkotike, ku disa nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorisë.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/ 22.01.2026 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Domenik Pergegaj, Gjakovë/ 22.01.2026 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë me 50 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
· Rr. Memë Lleshi, Gjakovë/ 22.01.2026 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.76 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Memë Lleshi, Gjakovë/ 22.01.2026 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti merrej me shitjen e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.