Të pranishëm në këtë përvjetor ishin përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale, familjarë të të vrarëve e qytetarë të shumtë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga këtu tha se e ka shumë të qartë përmasën e punës që duhet kryer për të sjellë drejtësinë e munguar për personat e vrarë në këtë fshat 23 vjet më parë.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në këtë tubim përkujtimor tha se plaga e Krushës ende kullon gjak ndërsa dhimbja mund të zbehet paksa nëse dihet edhe fati i të pagjeturve tjerë.
Me pikëllim këtë ngjarje të tmerrshme po e kujtojnë edhe familjarët të cilët i mban shpresa se drejtësia do të vihet në vend.
Kujtojmë që sot u bë edhe rivarrimi i shtatë mbetjeve mortore nga Masakra në Krushë të Vogël.