Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se sot ka filluar të vaksinohet kunder COVID-19, personeli mjekësor i Vushtrrisë.
“Ka filluar sot vaksinimi i personelit shëndetësor në Vushtrri”, shkruan Tahiri në Facebook.
“Isha prezent bashkë me Dr. Bujar Pllana në këtë ditë të shënuar në luftën me pandeminë Covid 19 në qytetin tonë!”
Tahiri tha se 500 vaksina janë vënë në dispozicion të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe spitalit ‘Sheikh Zayed’, dhe ftoi të gjithë qytetarët e moshës mbi 65 vjeç që të lajmërohen për ta marrë vaksinën.“500 vaksina janë në dispozicion për stafin e QKMF-së dhe Spitalit ‘Sheikh Zayed’. Ekipet e QKMF po administrojnë me profesionalizëm procesin.Fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të pandemisë!”
“Ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjeç qëtë lajmërohen në qendrat mjekësore në lokalitetin e tyre e të regjistrohen për marrje të vaksinës. Kur të vijnë vaksinat këta qytetarë sipas radhës do të ftohen për të marrë vaksinën”.“P.S unë nuk e mora sot vaksinën, do ta marr vaksinën kur të më vijë radha, tani është radha e stafit mjekësor”. /KlanKosova/