22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste të reja me COVID-19

Edhe 22 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1894 raste të reja pozitive, bazuar në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën.

Rezultatet e reja kanë dalë nga testimi i rekord 14 mijë e 284 testimesh të kryera.

Me shtimin e rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në vlera rekorde prej 27 mijë e 404.

Me vdekjen edhe të 22 personave në valën e fundit, vetëm në katër ditët e fundit shifra e vdekjeve ka shkuar në 104.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Gjakovë, dyshohet se dhunoi të miturën, një muaj paraburgim për të pandehurin

Read Next

Presidenti i La Liga-s: PSG, po aq i rrezikshëm sa Superliga Evropiane