214 pacientë po trajtohen nëpër spitalet COVID

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 214 pacientë po trajtohen nëpër spitalet COVID dhe në Spitalet e Përgjithshme.

Prej tyre, 122 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjashtë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore kurse 146 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 120 pacientë: 6 pacientë janë në gjendje të rënduar, 69 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 86 janë me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 94 pacientë: 53 të konfirmuar pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi”, thuhet ndër të tjera në njoftim./GazetaSinjali

Read Previous

136 vite pa Viktor Hygon, shkrimtari francez që pasurinë e tij e la amanet për të varfërit

Read Next

Dy marrëveshjet e Qeverisë Kurti të cilat Hoxhaj i quajti “Jugosllavia e Re”