200 mijë euro, kaq i ka kushtuar Pejës kujdesi për gjelbërimin

Krijimi i një ambienti ku dominon gjelbërimi është synim i Drejtorisë për Urbanizëm, gjegjësisht sektorit për mjedis në komunën e Pejës. Vetëm gjatë këtij mandati janë kujdesur që të gjelbërojnë hapësirat brenda zonës urbane dhe asaj rurale pa anashkaluar hyrje-daljet, kështu ka thënë Rajan Arapi, Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në këtë komunë.

Janë dy nga qytetarët  që kanë vlerësuar hapësirat e gjelbërta dhe kujdesin që po u kushtohet atyre.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Urim Xharavina, Drejtor i Organizatës “Let’s do it Peja”  i cili në një paralele mes Pejës e Gjakovës ka thënë se Peja qëndron më mirë sa i përket mjedisit.

Kujdesi për ambientin dhe mosndotja e tij është detyrë e çdo qytetari i cili dëshiron të jetojë në një mjedis ku mbizotëron pastërtia u tha me këtë rast.

Read Previous

Aeroporti në La Palma mbyllet për shkak të hirit, vullkani assesi të pushojë

Read Next

Kosova dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshjen për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore