Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar edhe 227 raste të infektuarve me këtë virus.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 227 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Ferizaj 1 rast (73 vjeç),
Rahovec 1 rast (60 vjeç),
Shtime 1 rast (72 vjeç),
Viti 1 rast (80 vjeç)”.
Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.
“Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 60 raste,
Gjakovë 20 raste,
Mitrovicë 18 raste,
Gjilan 16 raste,
Drenas 14 raste,
Podujevë 14 raste,
Ferizaj 13 raste,
Pejë 10 raste,
Obiliq 9 raste,
Vushtrri 8 raste,
Fushë-Kosovë 7 raste,
Lipjan 7 raste,
Deçan 6 raste,
Shtime 6 raste,
Malishevë 4 raste,
Prizren 4 raste,
Klinë 3 raste,
Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim të IKShPK-së.