20 pikat kyçe të programit qeverisës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, njëherit zëvendëskryeministre, ka prezantuar programin qeverisës, ku ka bërë publike vetëm 20 prej pikave kyçe të këtij projekti.

Në mesin e 20 pikave, e para është e renditur Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë.

Tutje në pikën e dytë është vënë vaksinimi i 60% të qytetarëve deri në fundin e vitit 2021, ndërsa në pikën e tretë renditet ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkohë pikë e katërt e planprogramit qeverisës është vendosur skema për rikthimin në punë për personat që kanë humbur vendin e punës, kurse në pikën e pestë, qëndron fondi për sigurime shëndetësore.

Liberalizimi i vizave është rënditur në masën e nëntë të këtij planprogrami./Ekonomiaonline

Read Previous

Gjendet bretkosa gjigante, fotot “pushtojnë” menjëherë rrjetin

Read Next

Frutat dhe perimet e kuqe për zemrën, gjakun dhe trurin