“20 Minuten” krahason Zvicrën me Kosovën

Gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten” ka paraqitur tabelën e medaljeve të fituara nga shtetet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në titullin e prezantimit të tabelës, gazeta zvicerane ka shkruar se Zvicra është në të njëjtin nivel me Kosovën.

“Në të njëjtin nivel me Kosovën: Zvicra po bën hapa përpara”, shkruan “20 Minuten”.

Kosova ka një medalje të argjendtë dhe një të bronztë. Të argjendtën e fitoi Distria Krasniqi, kurse të bronztën Laura Fazliu. Të dyja janë xhudistë. Dy medalje i ka të fituara edhe Zvicra. Një të argjendtë dhe një të bronztë./Koha.net

Read Previous

Nga aktrimi në ‘Game of Thrones’ tek fitimi i artë në Lojërat Olimpike Paris 2024

Read Next

Osmani nis takimin me liderët partiakë