20 marsi është Dita Botërore e Shëndetit Oral, dhe me këtë nënkuptojmë shëndetin e indeve orale dhe indeve të lidhura me to. Kjo gjithashtu varet nga kujdesi stomatologjik i cili mundëson që shëndeti oral të jetë në nivelin e duhur.
Por sa i kushtojnë sot njerëzit rëndësi shëndetit të gojës na tregon stomatologu Shpejtim Dulauka.
Një ndër shkaktarët kryesor për prishjen e dhëmbëve është konsumimi i sheqernave.
Stomatologu dha edhe disa këshilla si ta ruajmë shëndetin e gojës.
Moskujdesi i dhëmbëve ose sëmundjet orale kanë lidhje edhe me një numër të madh të sëmundjeve joinfektive, siç është diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet respiratore dhe disa lloje të kancerit ka shtuar mes tjerash mjeku Dulauka.