18 medalje për garuesit e KN “Vëllaznimi” në kampionatin e Kosovës në not

Është mbajtur kampionati i Kosovës në garat e notit. Garues nga e gjithë Kosova kanë qenë pjesëmarrës e në mesin e tyre edhe garuesit nga klubi I notit vëllaznimi në Gjakovë, në përbërje të 5 garuesve të cilët nga ky kampionat u kthyen me 18 medalje të fituara. Trajneri i klubit Ymer Lota u shpreh se  ndihet i lumtur me këto rezultatë pasiqë  ky sukses vjen si rezultat I punës 1 vjeçare që kanë bërë për përgatitjet e kampionatit.

Ai tutje ka shtuar se po planifijkohet edhe një projekt i jashtëzakonshëm në ndërtimin e një pishine të mbyllur në Gjakovë, lokacioni i së cilës ende nuk është bërë e ditur. Në këtë pishinë pastaj do të mbahen edhe gara ndërkombëtare, ku  për Gjakovën dhe Kosovën në përgjithësi do të jetë  një arritje e madhe në not.

Garuesit fitues të këtij kampionati nga klubi i notit “Vëllaznimi” janë: Klea Dobroshi, Jonila Dobroshi , Lis Dobroshi, Adi Zeneli dhe Buna Sylhasi

Read Previous

12 orë punë në luftën për të shpëtuar jetë, situatë e rëndë me pandeminë në Kosovë

Read Next

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, pushimin në Shëngjin e bëri me makinë zyrtare