17 vjeçarja nga Kosova tenton ta kalojë kufirin e fshehur në bagazh

Një 17-vjeçare u gjet e fshehur në bagazhin e një makine duke tentuar të futej ilegalisht në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë Prushit.

Automjeti drejtohej nga një 23-vjeçar me iniciale D.Ll. rezident në Londër, i cili u arrestua në flagrancë. Ndërsa pasagjer në këtë mjet ishte një i mitur 17 vjeç banues në Kosovë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Të dy akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa vajza 17-vjeçare e fshehur në bagazhin e makinës akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Edhe ajo u procedua në gjendje të lirë./Indeksonline.net/

Read Previous

Çmimet e gazit prekin nivele rekorde në Evropë

Read Next

Kurti: S’pranojmë shtyrje tjetër të reciprocitetit, nëse eskalon situata këtu është policia e KFOR-i