16-vjeçarja shtatzënë në Gjakovë, policia arreston një të dyshuar që bashkëjetoi dy vjet me të

Një person është arrestuar nga policia në Gjakovë pasi që dyshohet se ka bashkëjetuar tash e dy vite një të mitur 16-vjeçare, e cila tani është shtatzënë.

Rasti është bërë i ditur dje, rreth orës 14:00, kur e mitura ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjakovës.

Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se viktima femër kosovare e mitur, ka kërkuar tretman mjekësor pasi që është shtatzënë. Sipas viktimës, ajo qe dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Read Previous

Gjakovë: Arrestohen babë e bir, e goditën me mjete të forta një person

Read Next

Xavi: Refuzova kombëtaren e Brazilit për Barcelonën