16.560 turistë drejt Shqipërisë për ta kaluar fundjavën

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë ka pasur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetasve të huaj, të cilët zgjodhën Shqipërinë si destinacion turistik për ta kaluar fundjavën.

Zenel Kuçana nga qarku i Kukësit bëri të ditur se vetëm dje kanë hyrë 16.560 shtetas të huaj në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë).

“Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, është shënuar fluksi më i lartë i hyrjeve me rreth 15667 shtetas të huaj, më pas vjen pika e kalimit Qafë Morinë me 515 shtetas për të vijuar me Qafë Prushin, ku kanë hyrë vetëm gjatë ditës së djeshme 310 shtetas të huaj dhe nga pika e kalimit kufitar në Shishtavec kanë hyrë 68 persona”, tha Kuçana./Gazetasinjali

Read Previous

176 raste aktive me COVID-19

Read Next

Kacper Kozlowski, bëhet lojtari më i ri që luan në një Kampionat Evropian