15 pompa të derivateve të kontrolluara në veri

Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e ka vazhduar aksionin e kontrollit në disa lokacione në veri.

Cak i këtij kontrolli ishin 15 pompat e derivateve që operojnë atje.

Pronarëve të këtyre subjekteve ekonomike u janë kërkuar dokumentet e nevojshme.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Një në Mitrovicë të Veriut, tre në Zubin Potok, katër në Zveçan dhe shtatë në Leposaviq“, tha ai.

Elshani theksoi se asnjë prej këtyre nuk janë mbyllur, derisa më herët kishte njoftuar për kontrollat në vetëm tri prej tyre.

Për një javë, institucionet e Kosovës ua vendosën drynin pesë pompave në katër komunat në veri të Kosovës.

Për tre të parat, dy në Zubin Potok dhe një në pjesën veriore të Mitrovicës, është konfirmuar se janë mbyllur për shkak të funksionimit pa licencë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur të gjitha përkohësisht, për shkak të operimit të paautorizuar.

Aksione të tilla do të ketë edhe në vazhdim./ Klankosova.tv

Read Previous

Disa objekte në qendër të qytetit, të rrezikshme e me pamje aspak të mirë

Read Next

Kërkohet përkrahje institucionale për të parandaluar braktisjen e shkollimit