15 filma kosovar janë përfunduar gjatë vitit 2022, MKRS bën të ditur vlerën totale të mbështetjes

Kinematografia e Kosovës viteve të fundit të shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.                              

Ndërsa 15 filma janë të përfunduar vetëm gjatë vitit 2022.

Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Projektet filmike janë 4 të metrazhit të gjatë artistik, 3 të metrazhit të shkurtë, 3 dokumentarë, 4 koproduksione minore dhe 1 post-production.

Vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është 902,250.00 euro. / KultPlus.com

Read Previous

NATO përgatitet për luftë kibernetike

Read Next

CNN nxjerr sekretet e Kinës: Mbi 100 stacione ilegale policore në botë