Gjatë këtyre ditëve është rritur fluksi i qytertarëve në komunën e Gjakovës. Krahas kësaj është rritur edhe numri i rasteve pozitive me virusin Covid -19. Kjo ka bërë që të shtohet edhe puna në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”. Drejtori i këtij institucioni Hilmi Shala ka bërë të ditur se 1471 pacientë kanë qenë të hospitalizuar vetëm gjatë muajit korrik.
Përkundër punës së shtuar sfidë për spitalin mbetet infrastruktura e vjetër. E poashtu në këtë kohë shumica nga stafi mjekësor janë në pushim.
Shala ka theksuar se sa i përket shërbimeve ambulatore, në muajin korrik janë ofruar 8583 vizita mjekësore.