Gjatë muajit prill të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1.224 kurorëzime, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Po ashtu, sipas ASK-së, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
“Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, theksohet më tej në raportin e fundit të kësaj agjencie. /Reporteri.net/.