14 qershori u shënua me koncert festiv nga fëmijët

Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjakovës nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt koncert sportiv për fëmijë. Me këngë e valle të ndryshme u karakterizua kjo mbrëmje.

Pjesë e këtij koncerti ishte edhe Ansambli i valleve popullore “Ardhmëria”.

Përmes këngëve që fëmijët kënduan dhe valleve moderne e popullore ata përcollën emocione të mëdha tek publiku i cili i duartrokiti të gjitha performancat.

Read Previous

Komuna e Gjakovës ndan mirënjohje për familjet e të rënëve në luftën e fundit

Read Next

Alkent Pozhegu sjell mozaikun e “Djemve të Asfaltit”