13 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Shqipëria po vazhdon të përballet me zjarre. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se aktualisht janë edhe 13 vatra aktive të zjarrit.

Sipas tij, vatrat aktive janë në:

  • Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
  • Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
  • Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
  • Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
  • Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
  • Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.
  • Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
  • Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
  • Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
  • Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
  • Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.
  • Qarku Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar. Zjarri është fikur.
  • Riaktivizim i zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas. Zjarri është fikur.

Rama ka publikuar një video me pamje të realizuara në vatrat e zjarrit, gjatë 24 orëve të fundit./GazetaSinjali

13 vatra të reja zjarri në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile: Qytetarët  të tregohen të kujdesshëm - Aktualitet

Read Previous

Mërgimtarët fillojnë të largohen nga Kosova, shtohen kolonat në Merdare

Read Next

Paralajmërohet rikthimi i bartjes së detyrueshme të maskës, shkak rritja e rasteve me Covid-19