Treni më i gjatë në botë me 100 vagonë, kalon mes alpeve zvicerane

Një spektakël i vërtetë përtej natyrës të paimagjinueshme të alpeve zvicerane, është tashmë edhe treni i pasagjerëve më i gjatë në botë, i cili me 100 vagonë, shtrirje 1.9 kilometra dhe 4 mijë e 550 ulëse, ka rrëmbyer rekordin Guinness në kategorinë e tij.

Ngjarja u bë e mundur në 175-vjetorin e sistemit hekurudhor zviceran – një prej më të mirëve në botë – ku 150 fatlumët e parë, e dëshmuan nga afër madhështinë e udhëtimit me trenin e pasagjerëve më të gjatë në botë.

Gjarpërues në ekosistemin malor të Zvicrës, me trup të kuq dhe pjesë të sipërme të argjendtë, “Alpine Cruise” ndërmori rrugën hekurudhore prej 25 kilometrash, të njohur si Albula-Bernina, e cila është e listuar edhe në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Në më pak se 45 minuta, treni përshkoi 22 tunele dhe 48 ura, duke e përmbyllur rrugëtimin e parë me sukses dhe duke mahnitur jo vetëm udhëtarët, por më së shumti personat që po e ndiqnin ngjarjen në vendgrumbullime të shumta përgjatë rrugës.

Treni ka shtatë drejtues mjetesh dhe 21 operatorë fikse, për të bërë të mundur rrugëtimin e sigurt të tij.

Tashmë, ai do të kthehet në një atraksion turistik plus, për Zvicrën alpine. /Albanianpost.com

Read Previous

Rriten çmimet e naftës në tregun botëror

Read Next

Presidenti Biden i dërgon letër Begajt: Të përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike