120 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet masive në Evropë

Damaged houses are seen at the Ahr river in Insul, western Germany, Thursday, July 15, 2021. Due to heavy rain falls the Ahr river dramatically went over the banks the evening before. People have died and dozens of people are missing in Germany after heavy flooding turned streams and streets into raging torrents, sweeping away cars and causing some buildings to collapse. (AP Photo/Michael Probst)

Të paktën 120 persona kanë vdekur dhe disa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur në Evropë, pas përmbytjeve masive që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit të vjetër.

Shirat rekord bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit dhe të shkatërrojnë të gjithë rajonin.

Në Gjermani, ku bilanci i vdekjeve ka shkuar mbi 100, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimeve të klimës.

Ndërkohë, në Belgjikë, ku llogariten të paktën 20 të vdekur, kryeministri Alexander De Croo shpalli 20 korrikun ditë zije, raporton euroenws.al.

“Ne jemi ende në pritje të bilancit përfundimtar, por kjo mund të jetë përmbytja më e rëndë që vendi ynë ka përjetuar ndonjëherë”, tha De Croo.

Ndërkohë, në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër nuk ka një bilanc viktimash, pavarësisht se përmbytjet kanë qenë të mëdha.

Shumë faktorë kontribuojnë tek përmbytjet, por ngrohja e atmosferës e shkaktuar nga ndryshimet e klimës i bën shirat ekstreme më të shpeshta.

Bota është ngrohur ndjeshëm që nga nisja e epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk ndërmarrin hapa për të ulur emetimet e gazrave./KosovaPress/

Read Previous

99 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Gjykata Komerciale do të kushtojë rreth 5 milionë euro