110 vjet shtet – agjenda shtetërore e shënimit të Ditës së Flamurit në Kosovë

Shqiptarët anë e kënd botës sot festojnë 28 nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.

Për nderë të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.

Read Previous

Vranësira dhe reshje shiu gjatë kësaj jave, temperaturat zbresin dukshëm

Read Next

Blinken uron 110-vjetorin e Pavarësisë: Jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar