· Disa shpërthime kanë ndodhur herët të dielën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.
· Forcat ukrainase kanë arritur të zmbrapsin trupat ruse në luftime të ashpra në Sievierodonetsk, pavarësisht se Moska “po përdor të gjithë fuqinë e saj” për të pushtuar qytetin kyç lindor, thanë zyrtarët ukrainas të shtunën. Në një intervistë të transmetuar në internet, guvernatori rajonal i Luhanskut, Sergiy Gaiday, tha se ushtria ruse ka marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të Sievierodonetsk, por se forcat ukrainase ende po i shtyjnë ata.
· Kievi ka kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili tha se ishte e rëndësishme të mos “poshtërosh Rusinë”. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter: “Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të fokusohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë.”
· Sanksionet perëndimore nuk do të kenë efekt në eksportet e naftës të Rusisë, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Lavrov parashikoi gjithashtu një rritje të konsiderueshme të fitimeve nga dërgesat e energjisë këtë vit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass.
· Negociatat me Rusinë do të rifillojnë vetëm pasi armët e reja të mbërrijnë nga perëndimi dhe pozicioni i Ukrainës “të forcohet”, tha David Arakhamia, një anëtar i grupit të negociatave të Ukrainës me Rusinë.
· SHBA shprehu mbështetjen për hetimet ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera në Ukrainë, njoftoi ambasada amerikane në Kiev.
· Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska dhe zyrtarë të tjerë përkujtuan 261 fëmijët e vrarë nga lufta ruse kundër Ukrainës duke u rënë kambanave pranë Katedrales së Shën Sofisë në Kiev. Këmbanat simbolizojnë zërat e fëmijëve të vrarë, raportoi Euromaidan Press.
Burimi: Guardian