10 mijë persona në ditë, mesatarja e infektimeve në SHBA

?????????????????????????????????????????????????????????

Rastet e reja tregojnë rrezikun që vjen nga përhapja e variantit “Delta” në vend

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish po kalojnë në një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me Covid-19 në ditë. Kjo shifër dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti “Delta” në të gjithë vendin. Përveç rasteve ditore edhe mesatarja javore për vdekjet  është rritur.

Tek zyrtarët shëndetësorë ekziston frika se nëse amerikanët nuk vaksinohen atëherë shifrat e të infektuarve dhe viktimave do të shtohen. Këtë e konfirmoi edhe Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  e cila deklaroi se rrezikohet tw përsëritet situate e Janarit.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se tashmë është vaksinuar zyrtarisht plotësisht gjysma  e popullsisë.

Deri më tani 50% e banorëve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se 70% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Klan News

Read Previous

Shënohen 269 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës së Hagës flet për planin gjenocidial të Millosheviqit