10 euro plaçkë për kosovarët në kufirin e Serbisë

Pothuajse çdo kosovar e di që duhet bërë gati 10 euro kur të afrohet tek kufiri Serbi-Kosovë për të shmangur pritjet disa orësh. Kjo bën që miliona euro në vit të shkojnë në xhepat e policëve të korruptuar.

 “Ata na i marrin nga 10 euro, unë provova t’ia japë pesë (një polici kufitar), por ai më tha ‘nuk mjaftojnë”, kështu ka thënë një person nga zona e Prishtinës.

“Nuk është shumë, por s’është gjë e mirë. Sa mendon që fitojnë ata duke marrë në këtë mënyrë”, shton ati tutje.

Disa herë policët që kontrollojnë dokumentacionet kërkojnë para, dhe disa herë njerëzit vendosin paratë në pasaportën e tyre.

Dikush në ‘twitter’ ka shkruar se ata që refuzojnë të paguajnë nga 10 euro mund të përballen me disa orë pritje.

Radha në kufirin serb përpara hyrjes në Republikën e Kosovës ndahet në dy rreshta, në ata që kanë paguar dhe ata që s’kanë paguar.

Nga Ministria e Brendshme e Serbisë kanë injoruar pyetjet rreth kësaj praktike, dhe s’kanë dhënë asnjë përgjigje në pyetjen se sa policë janë ndjekur penalisht për marrje ryshfeti.

/GazetaExpress/

Read Previous

Mehaj: Ndryshim plotësimi i Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes garancë që jemi në rrugën e duhur

Read Next

Rërë e zezë, e ndritshme, njihuni me plazhet më të veçantë në botë