10 Dhjetori – Dita botërore e të drejtave të njeriut

A pile of multiracial hands are stacked in support or unity, against a background of grass. All for one and one for all!

Dita Botërore e të drejtave të njeriut festohet çdo vit në 10 Dhjetor – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në 1948, miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila u nënshkrua nga 56 shtete anëtare (UDHR). UDHR është një dokument historik që proklamon të drejtat e patjetërsueshme të çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, bindjet politike ose bindje të tjera, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo status tjetër. I disponueshëm në më shumë se 500 gjuhë, UDHR është dokumenti më i përkthyer në botë.

Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut ; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Read Previous

Zvicër: E bëri Ferrarin për skrap, ngritet aktakuzë ndaj 22 vjeçarit nga Kosova

Read Next

​BE: Kroacia përmbush kushtet për hyrje në Shengen