1/3-ta e popullatës nuk merr shërbime shëndetësore

Rreth 1/3 e popullatës në Kosovë nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa 18% e popullatës nuk kërkojnë fare shërbime shëndetësore për shkak të vështirësive financiare. Bazuar në këto shifra u theksuar si tejet e nevojshme të fillohet me sigurimet shëndetësore në Kosovës, e nga institucionet përgjegjëse u tha se do ketë lëvizje në këtë drejtim.

Kështu u tha në tryezën e organizuara nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK organizon tryezën me temën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!”, me rastin e shënimit të Ditës së Mbulimit Universal të Shërbimeve Shëndetësore.

Përfaqësuesi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, Fadil Kryeziu u shpreh se ndonëse qeveritë kanë ndërruar vazhdimisht në aspektin e sigurimeve shëndetësore nuk ka pasur asnjë lëvizje.

Kryeziu theksoi se shumë qytetarë në Kosovë nuk kanë arritur të marrin shërbime shëndetësore sidomos tani edhe gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Por, Jusuf Ulaj këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u shpreh se si ekzekutiv do të lëvizin me një dinamik tjetër për të nisur impelemntimin e sigurimeve shëndetësore.

Ai tha se do krijohet një grup punues në kuadër të Qeverisë për të analizuar punën e bërë dhe për të vendosur se si do vazhdohet tutje në këtë drejtim.

Ulaj shtoi tha se mosfunksionalizimi i Bordit Mbikëqyrës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore tregon se duhet të merren me urgjencë me këtë aspekt.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, u shpreh se ndërhyrja në ligje është e domosdoshme.

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, u shpreh se pandemia COVID-19 ka treguar për nevojën për investime në sektorin e shëndetësisë.

Ajo u shpreh se në mungesë së sigurimeve shëndetësore në Kosovë pacientët e atakuar nga COVID-19 shërbimet shëndetësore i kanë mbuluar nga xhepi i tyre.

Richardson po ashtu theksoi se vetëm 7% e grave dhe 12% e burrave në Kosovë kanë sigurime shëndetësore.

Kjo tryezë e organizuar nga PRAK u mbështet edhe nga UNFPA-ja./KP

Read Previous

1435 vdekje të shënuara nga COVID-19 në periudhën gusht – dhjetor 2021

Read Next

Për një javë në Gjakovë janë ndëshkuar 200 qytetarë për parkimin e veturave në trotuare