​Zyrtare, Lukaku lojtar i Chelseat: Ndihem i bekuar që u riktheva këtu

Chelsea ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin Romelu Lukaku pas marrëveshjes me Interin për 115 milion euro.

Nga kontrata e tij me lubin e ri Lukaku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon ndërsa është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e tij në “Stamford Bridge”, përcjellë KosovaPress.

“Jam i lumtur dhe i bekuar që u riktheva në këtë klub të mrekullueshëm. Kam mbështetur Chelsean si fëmijë. Mënyra se si klubi po rritet përshtatet me ambiciet e mia në mënyrë perfekte. Kjo mundësi vjen në momentin e duhur dhe mund të kemi shumë suksese së bashku ′′, ka thënë Lukaku.

Read Previous

Regjistrohet temperatura më e lartë në Evropë ndër dekada

Read Next

Partitë në veri bëhen bashkë, Sadiku: Do të arrijmë të mobilizohemi sa Lista Serbe