​Zelensky i shkruan familjes së gazetarit amerikan të vrarë në Ukrainë

Familjes së gazetarit amerikan, Brent Renaud i cili u vra nga forcat ruse në Ukrainë, i ka shkruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky teksa i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e familjarit të tyre, ai ka shkruar edhe se jeta dhe sakrifica e Bent-it le ta frymëzojë botën që të ngrihet në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës.

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së Brent Renaud, i cili humbi jetën duke dokumentuar pamëshirshmërinë dhe të keqen e shkaktuar nga Rusia. Jeta dhe sakrifica e Brent-it le të frymëzojë botën të ngrihet në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës”, ka shkruar Zelensky.

Renaud është vrarë në në Irpin, ndërsa dokumentonte vuajtjet e miliona ukrainasve për revistën amerikane, Time.

Read Previous

Ministrja Hajdari reagon pas kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Read Next

Shqiptari nga Kosova vrau gruan në sy të dy fëmijëve në Zvicër – policia jep detaje për rastin