​WFE: Afganistani drejt katastrofës humanitare

ROME, ITALY – OCTOBER 09: General Views of the United Nations World Food Programme Headquarter In Rome at Parco De’ Medici on October 09, 2020 in Rome, Italy. The 2020 Nobel Peace Prize has been awarded to the United Nations World Food Programme (WFP) for its efforts to combat hunger. (Photo by Franco Origlia/Getty Images)

Programi Botëror i Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi për një katastrofë humanitare në Afganistan.

Drejtoresha e programit në Afganistan, Mary-Ellen McGroarty bëri thirrje për një koordinim të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare, pasi talebanët militantë islamikë morën pushtetin pas tërheqjes së SHBA.

“Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare”, tha përfaqësuesja e OKB -së për gazetën britanike ”The Observer”.

WFP vlerëson se nga afërsisht 38 milionë banorë në Afganistan sot, 14 milionë tashmë nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë.

Vendi është gjithashtu i rrënuar nga thatësira e rëndë.

“Ne duhet të gjejmë ushqime tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga dëbora”, paralajmëroi McGroarty.

/KosovaPress/

Read Previous

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

Read Next

Policia e Kosovës në regjionin e Gjakovës përgjatë një javë ka shqiptuar mbi 500 gjoba anti-covid