​Vitia: Vetëm vaksinimi shmang një valë të re të virusit në shtator

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se edhe Kosova mund të preket nga një valë e re infektimit me COVID-19.

Sipas tij, derisa situata pandemike në korrik vazhdon të jetë e qetë, nuk është garanci se kjo do të vazhdojë muajve në vijim. Pandaj, Vishaj thekson se mënyra më e mirë për të parandaluar rritjen e personave të prekur nga virusi është vaksinimi.

Infektologu Vishaj tha se varianti “Delta” përhapet shumë më shpejtë dhe shumë më lehtë.

Internisti Driton Vela thotë se një valë e re e pandemisë në Kosovë në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit mund të parandalohet vetëm më një vaksinim më masiv se çështë duke ndodhur tani.

Ai thotë se aktualisht në Kosovë janë vaksinuar me një dozë vetëm 19% e popullatës së rritur, e kjo shifër sipas tij, nuk është e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga varianti “Delta”.

Vela thotë se vaksinimi masiv është çelësi për t’u mbrojtur nga pasojat që do t’i sjellë infektimi me variantin “Delta”.

Gjatë kësaj jave edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar rrezikun për një valë tjerët nga varinati “Delta” nëse nuk vaksinohen qytetarët e Kosovës.

Varianti “Delta”, që fillimisht është identifikuar në Indi në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në grupin e varianteve shqetësuese të COVID-19.

Në Kosovë vaksinimi masiv ka nisur në fund të muajit mars, prej atëherë e deri më sot janë vaksinuar mbi 250 mijë qytetarë derisa vetëm 8 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit./KosovaPress

Read Previous

Shkencëtarët gjermanë po zhvillojnë dronë që do të gjejnë njerëz që bërtasin

Read Next

Ekonomistët: Nuk mund të ketë rritje ekonomike prej 7.9%, maksimumi 4%