​Vitia e mirëpret nismën e PDK-së për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka mirëpritur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

Vitia tha se Qeveria dhe ministria kanë vullnet dhe guxim që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të rregullohet me ligj.

“Qeveria dhe MSh në veçanti nga fillimi e ka futur Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave dhe kjo do rregullohet njëherë e përgjithmonë me ligj iu garantoj edhe juve dhe iu falënderoj për bashkëpunimin dhe pres bashkëpunim nga të gjitha subjektet politike ta bëjmë këtë. Iu garantoj se e kem guximin dhe vullnetin por do e kemi edhe dijen që kjo të rregullohet njëherë e mirë përgjithmonë jo me udhëzim administrative, por me një ligj I cili do të vinte pikë njëherë e përgjithmonë abuzimit me çmime të barnave”, tha Vitia.

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ligjin për rregullimin e barnave medicinale dhe këtë e bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Uran Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit. 

Read Previous

Kanë mbetur vetëm 4 ditë deri në mbylljen e aplikimit të garës për start-up biznese të gjelbërta

Read Next

​19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës