​19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 19 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali tregojnë se 10 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19: 19 pacientë me Covid 19 të shtrirë, 10 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi, 2 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës. /KosovaPress/

Read Previous

​Vitia e mirëpret nismën e PDK-së për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave

Read Next

​Ish ministrja e arsimit kritikon Nagavcin, fton prokurorinë të merret me çështjen e bursave