​Vërshimet në vend, FSK e gatshme të intervenojë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për situatat emergjente, pas të reshurave të dendura të shiut që përfshinë shumë qytete të vendit.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Read Previous

Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë vendin

Read Next

U kap me rreth 15 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 34-vjeçari në Muriqan