​Vdes një person në QKUK, familjarët dyshojnë se nuk iu dha tretmani i nevojshëm mjekësor

Një person i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK, në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. 

Read Previous

Rritet interesimi i nxënësve për të mësuar gjuhët e huaja, thonë mësimdhënëset

Read Next

Si e shohin qytetarët Kosovën 23 vjet pas çlirimit?